Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani, derisa kjo e fundit po viziton këtë komunë.
Osmani ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi, ku në njërën prej tyre, në prapavijë shihet fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Latifi si duket, e mban ende në zyrën e tij fotografinë e ish-presidentit.
Ndërkohë, Osmani në postimin e saj ka shkruar:
“Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot jemi në Rahovec, kryeqytetin e bujqësisë e të rrushit, ku u mirëprita nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi.
Pas pak, së bashku me kryetarin do ta bëjmë hapjen zyrtare të Hardhfestit.”