Mesfushori kosovar, Meriton Korenica ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Ballkanit.
Në një intervistë pas ndeshjes me gazetarin Arlind Sadiku, Korenica ka deklaruar se do të largohet nga Ballkani.
“Kemi luftuar deri në fund, ndoshta është ndeshja e fundit, por jam shumë i lumtur që jemi në grupe dhe po largohem në mënyrën më të mirë të mundshme. E falënderoj të gjithë qytetin e Suharekës dhe stafin. Jam i lumtur që e kam pasur për bashkëlojtar Armendin, nga i cili kom mësuar shumë. Jam i lumtur që po përfundoj në mënyrën më të mirë të dhe i uroj më të mirat Ballkanit ka potencial edhe për ti kaluar grupet”, ka deklaruar Korenica.
Mesfushori kosovar ishte pjesë e Ballkanit tash e sa vite, skuadër kjo me të cilën arriti të shpallej dy herë kampion i Kosovës.
Lidhur me largimin e Korenicës është deklaruar edhe mbrojtësi, Armend Thaqi.
“Sipas të gjitha gjasave kjo ka qenë ndeshja e fundit e Meritonit me Ballkanin. Kemi mbi 200 ndeshje së bashku. Ai ka qenë i vetmi futbollist me të cilin jam kuptuar në fushë. I uroj vetëm suksese në të ardhmen”, përfundoi Thaqi.