“Ka shije thuajse si pula”, Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit

Blendi Fevziu ndodhet në Afrikë duke eksploruar kulturat e ndryshme.

Në ndalesën e tij të radhës në Namibi, gazetari ka vendosur të provojë edhe një specialitet të rrallë vendas, mishin e krokodilit. I shoqëruar nga një vendas, i quajtur Kuda, Fevziu zhvillon me të një bisedë të shkurtër për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

VIDEO

Blendi Fevziu: Ne mund ta hamë krokodilin?

Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

Blendi Fevziu: Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

Blendi Fevziu: Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

Kuda: Është një specialitet.