71 mijë 341, është numri i vizitorëve në Kosovë gjatë korrikut, nga ta 34,73 për qind ishin vendorë, ndërsa 65,27 për qind ishin të jashtëm.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga ku vërehet se ka rritje të numrit të vizitave krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ku numri i tyre ishte 53 mijë e 820.
Numri i net-qëndrimeve ishte 177 mijë 383, prej tyre 42,64 për qind, nga vendorët dhe 57,36 për qind nga të huajt.
Siç njofton kjo agjenci, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm ka rajoni i Pejës me 7 mijë 582 vizitorë dhe 38 mijë 145 net-qëndrime.
Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake korrik 2022, ka rritje të vizitoreve për 21,24 për qind.
Në total janë 45 mijë 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.