Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, iu ka rikthyer edhe njëherë përgjimit mes shefes së grupit paralamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Dugolli ka thënë se në atë bashkëbisedim ka pasur gjëra ku Kusari-Lila ka tejkaluar mandatin e saj, duke theksuar biseden e tyre për çështjen e veteranëve të UÇK-së.
Tutje, ai ka thënë se nuk e ka arsyetuar shefen e GP të LV-së as atëherë dhe nuk e arsyeton as tani.
“Ka pas gjëra që megjithatë zonja Kusari ka dalë përtej mandatit, pra që të flasë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve, unë nuk e kam arsyetuar e nuk e arsyetoj as tani”, ka thënë Dugolli në T7.