Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi ka treguar se cili kur ka qenë artikulli i fundit i “The Economist” për Kosovën dhe theksuar se kritikat për kryeministrin Kurti në atë artikull.
“Hera e fundit kur “The Economist” ka shkruar për Kosovën ka qenë me datën 29 qershor, me një artikull shumë negativ për shqiptarët dhe Kosovën.
Titulli i artikullit është “Serbët dhe shqiptarët e kapin njëri-tjetrin për fyti”, me nëntitull “Kësaj radhe më së shumti kanë faj shqiptarët e Kosovës”.
Ja edhe një paragraf i artikullit:
“Për 30 vjet Amerika ka qenë mirëbërësi më i madh i shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 1999, një ndërhyrje e udhëhequr nga Amerika nga NATO i dha fund sundimit serb në Kosovë. Tash nuk janë vetëm amerikanët ata që i kanë dalë kundër zotit Kurti, por edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë fqinje. Zoti Kurti mbetet i pashqetësuar. Amerika dhe BE-ja kanë filluar t’i vendosin sanksione Kosovës, por jo edhe Serbisë. Fundi i kësaj krize nuk shihet në horizont.
Dhe kërcënimi i dhunës në një shkallë edhe më të gjerë mbetet real.””, ka shkruar Kelmendi.
Tutje, ai ka sqaruar se kjo ishte një reklamë me pagesë e publikuar në Economist Impact.
“Ka disa vjet që parapaguhem rregullisht në “The Economist”.
Edhe pse posta nganjëherë ma vonon revistën për disa ditë, më vjen secili numër në adresë.
P.S. Nuk është e vërtetë që revista “The Economist” ka bërë sot shkrim për Kosovën. ”Economist Impact” është seksion me pagesë, që siç shpjegojnë vetë, përdoret për “përmbajtje të personalizuar” e cila “shkruhet, prodhohet ose kurohet ose nga një sponsor ose nga EI Studios, ndarja e personalizuar e Economist Impact””, ka shkruar ai tutje.