Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka pretenduar në Forumin Strategjik të Bled se Serbia ka më shumë se 20 vjet që pret anëtarësimin dhe se njerëzit janë të lodhur, sepse “çfarëdo që të bëjmë nuk është mjaft e mirë”, duke “harruar” kushtin kryesor që e ka Serbia, e që është marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.
Ajo ka pretenduar se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin dhe ka ende vështirësi në marrjen e datës për fillimin e negociatave dhe se Serbia është ende në negociata 10 vjet pas fillimit të negociatave, transmeton Paparaci.
“Data e fillimit të negociatave do të thotë shumë për Ballkanin Perëndimor, por jo për Bashkimin Evropian”, ka thënë Bërnabiq dhe ka shtuar se “BE-ja e shikon Ballkanin Perëndimor sikur çfarëdo që të bëjë nuk është mjaft e mirë”.
“Është njësoj si t’i thuash një vajze fundi yt është shumë i gjatë, ndërroji rrobat dhe pastaj i thua por tani është shumë i shkurtër, ndërroji rrobat, tani mëngët janë të gjata. Nuk dini çfarë të bëni, njerëzit lodhen”, ka pretenduar Bërnabiq