Ka filluar adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë, njoftoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke shpërndarë disa fotografi në Facebook.
“Tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar”, shkroi Rama.
“Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit”, shtoi kryetari i Prishtinës.
Ai u shpreh falënderues që “një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim”.
“Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri❤️ ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, shkroi Rama.