Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një diskutim me të rinjtë nga e mbarë bota.
Ky diskutim u bë në margjinat e edicionit të sivjetëm të Forumit Evropian “Alpbach 2023” që po mbahet në Austri.
“Një diskutim i gjallë dhe tërheqës këtë mëngjes me të rinj nga e gjithë bota në #EFA2023!. Biseduam për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë dhe përpjekjet tona sot si një demokraci e lulëzuar e përkushtuar ndaj integrimeve euroatlantike”, shkruan ajo në rrjetet sociale.