Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim nga COVID-19 janë 51 pacientë, të konfirmuar me këtë virus.
Sipas një njoftimi thuhet se në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 26 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 25 pacientë.
Ky është raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 12 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.