Konfiskimi i pasurisë ndan VV’në, Haki Abazi kundër Kurtit: Byroja mund të bëhet e rrezikshme

Kryeministri Albin Kurti ia kushtoi disa rreshta miratimit në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e pasurisë, dje, në një postim, derisa deputetët besnikë të tij Armend Muja, Fitore Pacolli, Adnan Rrustemi, bashkë me Ministren Albulena Haxhiu dolën për “të festuar” për seancën produktive.

Por, këtë entuziazëm nuk e ndau me ta një nga figurat qendrore e VV’së Glauk Konjufca e as deputetja e “Guxo” Doarsa Kica. Për projektligjin Kurti nuk e pati me vete as Haki Abazin, i cili mbrëmë dha disa argumente që Byroja është e rrezikshme. Abazi, po ashtu la të kuptohet se është i pakënaqur se si Mimoza Kusari është duke udhëhequr me Grupin Parlamentar të VV’së.

https://permbledhja.com/1219-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove/

Qeveria Kurti kishte ardhur në pushtet me premtimin e bujshëm se do të krijonte një byro për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Por, në seancën e djeshme të Kuvendit u hodh në votim projektligji por aty deputeti i VV’së Haki Abazi nuk shkoi, derisa votë pro nuk i dha as kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, si dhe deputetja e GP-së së Vetëvendosjes, Doarsa Kica.

Haki Abazi mbrëmë në T7 ka elaboruar madje se Byroja mund të bëhet e rrezikshme

“Nëse më pyet pse kam dal prej votimit atëherë janë disa aspekte. Byroja në momentin të cilin jemi, mund të duket hap i domosdoshëm në kohën që jemi, por në anën tjetër nëse dikush tjetër vjen në pushtet mund ta përdorë atë për konfiskim të pasurive dhe do të ishte shumë e rrezikshme. Mendoj që rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk do të duhej të mos përfshiheshin deri në momentin kur është vënë në diskutim”, ka thënë deputeti Abazi.

https://permbledhja.com/kongresi-miraton-rezolute-per-vellezerit-bytyqi-raporti-shba-serbi-te-varet-nga-zgjidhja-e-rastit/

Abazi pati vërejtje se rreth kësaj teme nuk ka pasur debat të duhur në grupin parlamentar dhe la të kuptohet se nuk është i kënaqur se si Mimoza Kusari është duke e udhëhequr Grupin Parlamentar të VV’së.

“Edhe tjetra është forma e debatit dhe forma se si udhëhiqet grupi parlamentar, një debat që i duhet, e që në të kaluarën është anashkaluar për shkak të vendimeve të një njeriu. Tash nuk duhet të ndodhë kjo çështje më. Krejt këto kanë ndikuar që unë të mos jem prezent në çështjen e votimit”, ka thënë tutje.

Pyetjes se a ka tensione brenda Qeverisë e VV’së , Abazi iu përgjigj se “të gjitha instrumentet në demokraci janë të domosdoshme”.

Për këtë ai përdori si argument dashurinë e tij për demokracinë.

“Ata që na njohin – është ajo demokracia e brendshme, me të cilën kurrë s’do të bëjmë kompromis. Së paku unë jo, edhe mendoj që kryeparlamentari e argumentoi vetë para deputetëve. Këto argumentime e pasurojnë debatin”.

Tutje deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, thotë se kur nuk pajtohet me qëndrimet e Grupit të tij Parlamentar apo edhe të partisë në përgjithësi e thotë lirshëm dhe se “ e ka të rëndësishme të mbrojë demokracinë e brendshme”. “Jam i pakompromis për këtë”.

Madje Abazi thotë se mbrojtja e këtij parimi “është karakteristikë e tërë Grupit Parlamentar, prandaj s’e konsideron problematike”

https://permbledhja.com/cilesia-e-grurit-ne-kosove-nen-normalen/

Ndryshe Abazi, kritikues u tregua edhe për qasjen e Qeverisë në dialog.

Ai thotë se marrëveshja për energjinë të nënshkruar rishtas nga Qeveria e Kosovës me Serbinë nuk do të zbatohet dhe se të kundërtën e mendon vetëm emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Edhe kur është nënshkruar marrëveshja e kam thënë që kjo është një blerje e kohës që t’i zgjatet mandati Lajçakut. E kam thënë edhe publikisht, e them edhe nëpër takime. Nuk e konsideroj që Lajçak e ka bërë punën më të mirë sa i përket punës së energjisë, por siç edhe e ka thënë zëvendëskryeministri, është treguar ana më konstruktive e palës kosovare pikërisht në pyetjen se “a është momenti i duhur për të arritur marrëveshjen përfundimtare”. Nëse është momenti është treguar një anë konstruktive, duke e ditur që Serbia është ajo që bën obstruksione ndaj çdo lloj marrëveshje. Por, ana pozitive e krejt kësaj situate negative është që të tregohet se Lajçaku është pa mekanizëm zbatues, nuk ka asnjë fuqi që Lajçak ta detyrojë Serbinë që të zbatojë marrëveshjet dhe e dyta është që Serbia shpërfaqet edhe njëherë që nuk i respekton marrëveshjet që i ka nënshkruar”, ka theksuar ai.

Abazi tha se Serbia do t’i udhëzojë serbët në veri që të gjejnë forma për të mos e paguar rrymën.

“Sa i përket gjendjes reale atje, unë jam i bindur që pa përfundimin e marrëveshjes finale, Serbia edhe nëse si shtet do të thotë se e zbaton, jam i bindur që ka me i fut qytetarët atje në udhëzime që të mos i paguajnë rrymën, të vjedhin rrymën dhe shantazhe tjera. Nëse e çon Radojiçiqin atje në mal që të lëshojë deklarata për ta tensionuar situatën dhe të presësh që ata do ta zbatojnë marrëveshjen për pagesën e energjisë elektrike, kjo është gati se iluzore dhe këtë mund ta besojë vetëm Lajçaku dhe askush tjetër”, potencon deputeti i VV-së.

Megjithatë, ai tha se vullneti politik në anën e Kosovës për ta përmbyllur këtë proces ekziston, por se nuk mund të ndërtojnë vullnetin politik të Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen. Ndërkaq, Abazi thotë se vetë formati i dialogut i shkon për shtati Serbisë dhe jo Kosovës.

“Vetë dialogu siç është i konstruktuar është njëfarë avantazhi për Serbinë. Pse Serbia duhet ta kryejë dialogun me Kosovën? Dështimi i palës tonë në vazhdimësi, mendoj edhe kësaj tani, që të argumentojmë se dialogu kështu siç është – është i pafrytshëm. Lajçaku është i pafrytshëm”, shprehet Abazi.

Sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin, Abazi u zotua se Qeveria Kurti s’e nënshkruan në formatin anti-kushtetues.

“Nuk ka Asociacion që mundet ta tejkalojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. S’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive të askujt”.

Deputeti i Vetëvendosjes në “DPT te Fidani” tha se as partia e tij s’është imune ndaj dështimit, sidomos nëse nuk tregohet e kujdesshme që mbështetjen e madhe ta përkthejë në dobi të qytetarëve.

“Nuk ka parti politike, as organizim politik që është imun ndaj dështimit, nuk ka. Duhet të punohet intensivisht në krijimin e kohezionit të brendshëm partiak dhe shtrirjes së dorës drejt koncensusit nacional për çështje të rëndësishme. Nuk ka naivitet këtu që partitë e mëdha dhe organizimet politike që kanë pasë fuqi jashtëzakonisht të madhe nëse nuk janë përkujdesur që kjo të përkthehet në rezultat në jetën e përditshme të qytetarëve në avancim të agjendave progresive sigurisht që mund të shkojnë në vetëkonsumimin të energjisë. Nuk është që kushdo që është në pushtet e ka të vështirë që e ka një mburojë që e mbron nga kjo punë. Mirëpo, çështja me rëndësi është se ne përpara kemi sfida konkrete, të cilat janë të trashëguara, por që i kërkon edhe koha”, ka thënë ai.

https://permbledhja.com/deshtoi-tia-marre-40-euro-nga-xhepi-38-vjecares-i-riu-nga-istogu-sheq-dore-dhe-shkon-ia-vjedh-ato-ne-shtepi/

Abazi pati edhe një dëshirë se si do që të funksionojë opozita.

“Kisha dashtë që opozita me qenë e një pranimi të heshtur të së paku dinamikës së ngadalësuar së suksesit të kaluar”.

Abazi mbrëmë i është kthyer edhe temës së tij të preferuar duke thënë se kjo temë është e cila diskutohet vazhdimisht.

“Sigurisht që jemi duke diskutuar me ministren e Ekonomisë, sigurisht që po diskutojmë edhe me kryeministrin dhe do të vazhdojmë të diskutojmë, sepse mendoj që edhe nëse nesër marrim vendim që të ndërtojmë një termocentral të qymyrit të ri nuk do t’i përgjigjen krizës energjetike që na pret në fund të këtij sezoni të verës. Duhet masa të shpejta dhe emergjente që ne të jemi në përgjigje të krizës energjetike”, ka shtuar ndër të tjera.