I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Lajçak përmes një shkrimi në rrjetin social “X” ndau fotografi nga disa takime, ku ndër to ishte edhe ai me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai është shprehur se e ka nisur sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese.
“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë biseda pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Është mirë të diskutosh me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai.