Dështoi t’ia marrë 40 euro nga xhepi 38-vjeçares, i riu nga Istogu s’heq dorë dhe shkon ia vjedh ato në shtëpi

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një 23-vjeçari në Istog, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në fshatin Serbobran.

Sinjali mëson se i riu dyshohet që para dy ditësh kishte tentuar që një 38-vjeçareje t’ia vjedhë nga xhepi 40 euro, por që kishte dështuar.

https://permbledhja.com/ne-kete-qytet-te-kosoves-mund-te-gjejne-pune-menjehere-afer-800-persona/

Pas kësaj, një ditë më vonë ai ka shkuar në shtëpinë e 38-vjeçares, ku ka marrë paratë që i kishte cak.

Kjo ka bërë që gruaja të denoncojë rastin në Polici, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar e që më pas e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 23-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

https://permbledhja.com/gjykimi-ndaj-ish-ministres-dhurata-hoxha-dhe-te-tjereve-mbrojtja-thote-se-aktakuza-ska-mbeshtetje-ligjore/