Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se MASHTI ua ka vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve.
Ai thotë që paratë për libra, prindërit mund t’i shpenzojnë për ndonjë hall tjetër.
Krasniqi nw fund ths se raportet me botuesit rregullohen ndryshe, jo në dëm të nxënësve e familjeve.
“Ministria e Arsimit ua ka vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve. Shumë prindër nuk kanë llogari bankare, të tjerë nuk kanë qasje në internet, shumë nuk dinë si të procedojnë. Mund të ketë edhe të tjerë që paratë mund t’i harxhojnë për ndonjë hall tjeter. Ky veprim i ministrisë me librat vërtet është i palogjikshëm. Qeveria e ka mandatin t’ua lehtësojë jetën njerëzve e jo t’ua shtojë problemet. Raportet me botuesit rregullohen ndryshe, jo në dëm të nxënësve e familjeve”, ka shkruar ai.