Kimetja, e ashpër me Kurtin: Kur të ‘përfundojë’ largimi i shqiptarëve pastaj ju regjistron ky

Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti në lidhje me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Sipas saj, Kurti e ka bërë këtë me mend, sepse siç shkruan ajo, nuk regjistrohet populli në kolonë, duke ikur nga Kosova.

“Kur të ‘përfundojë’ largimi i shqiptarëve (siç e ka planifikuar Albin Kurti), pastaj ju regjistron ky”, shkruan Kimetja ndër të tjera.