Pasi kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës edhe për një mandat, ka ardhur reagimi i zyrtarit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
Ai e ka pyetur kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj se nga kush po frikësohet.
“Është i pakuptimt fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave Statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023.!!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Unë dhe partia ju kemi gëzuar shumë rrezultateve të arritura në Komunën e Deçanit dhe presim që ato të vazhdojnë në të ardhmën.!!
Por këtu ja keni huqur shumë .!!
Ju jeni jurist me profesion dhe këtu më keni befasuar për keq.!!
Zoti të ndihmoftë në punë të mira.!!
Vërejtje
Unë si anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë Qendrore të partisë i propozoj Kryetarit Haradinaj që ta mbledhë Komisionin për qështje Statutore dhe Statusore të partisë dhe ta vlerësoj ligjshmërinë e këtij vendimi.!!Deçan 26.08.2023.
Me respekt
Shkumbin Demaliaj.