Analisti Ilir Mirena ka shprehur dyshimet e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të nxit tensione të reja në veri.
Ai ka bërë me dije se kjo mund të bëhet për t`i mbuluar skandalet qeveritare.
Në profilin e tij në “Faceboook”, Mirena ka shkruar se “hallakamat” në veri janë oksigjen për Albin Kurtin.
“Shtatori po vjen, pushimet po kryhen, diaspora po shkon, skandalet, korrupcioni e hajnia e Qeverise Kurti s’po ndalet, keshtu qe krejt kushtet jane pjeke me kriju trazira te reja ne veri te Kosoves. Hallakamat atje dhe tensionet fallco me Serbine e Vuqiqit jane oksigjen per Albin Kurtin”, ka shkruar Mirena.