Analisti Gazmir Raci ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të mos ndërmarr më asnjë hap shtesë në drejtim të de-eskalimit të situatës në veri.
Ai ka thënë se tani është radha e BE-së për t`i larguar masat ndëshkuese, të cilat i kanë vendosur para dy muajve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Raci ka shkruar se Qeveria ka bërë mjaft në shtensionimin e situatës në veri të vendit.
“Qeveria e Kosovës duhet të kujdeset që të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë për de-eskalim në veri të vendit para se të largohen të gjitha masat e BE-së.
Duke pasur parasysh largimin e 25% të policisë dy herë, si dhe hapat e tjerë që përgatitin terrenin për zgjedhjet e parakohshme, Kosova ka bërë të qartë vullnetin e saj për koordinim”, ka shkruar Raci.