Mentor Salihi, mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, humbi jetën ditë më parë pasi ndodhej në autoambulancën që u përfshi në një aksident të rëndë trafiku.
Për vdekjen e tij ka shkruar fjalë prekëse e fejuara e mjekut, Blerta Begaj, e cila është shprehur krenare se Salihi u nda nga jeta si një hero.
“Me ngushellon e me bene krenare pa mase fakti qe u ndave nga kjo jete si nje hero, ti nuk mbete vetem heroi i zemres time por u bere heroi i te gjithe atyre qe i ktheve ne jete kur nuk kishin shpresa, i atyre qe te njohen, e i atyre qe per here te pare degjuan per ty, me vepren tende madhore, me flijimin tend, pikerisht ashtu sic gjithmone veprove, vendose te tjeret perpara vetes tende”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Ajo shkroi se Salihi do të jetojë gjithmonë afër saj përmes kujtimeve të bukura që krijuan për aq kohë sa ishin bashkë.
“Krejt kujtimet me ty, qe janë kaq te bukura, kam me i mbajt përgjithmonë ne zemër e me jetu me to. Kështu kam me te mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmonë brenda kësaj zemre”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se në aksidentin e rëndë humbi jetën edhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini.
Postim i plotë i Begajt:
Sot u bene kaq dite qe prej ikjes tende, e une ende nuk po mberrij me pranu e as me besu qe ti nuk je me. Eshte kaq e veshtire te shkruaj per ty.
Me ngushellon e me bene krenare pa mase fakti qe u ndave nga kjo jete si nje hero, ti nuk mbete vetem heroi i zemres time por u bere heroi i te gjithe atyre qe i ktheve ne jete kur nuk kishin shpresa, i atyre qe te njohen, e i atyre qe per here te pare degjuan per ty, me vepren tende madhore, me flijimin tend, pikerisht ashtu sic gjithmone veprove, vendose te tjeret perpara vetes tende.
Sot e gjithe Kosova te njeh si doktor Mentori, qe dha jeten ne shpetim te jetes se njerezve te tjere, e gjithe Kosova te ka nderu, te ka thurur vargje e te ka kujtu, ne kujtesen e secilit prej tyre do te mbetesh gjate e pergjithmone.
Sado qe une nuk po mundem me u pajtu e po perballem çdo dite me dhimbjen e ikjes tende, me bene me u ndi me lehte fakti qe ti ke lene kaq shume gjurme ne jeten time, e qe e kam pas fatin me e njofte nje njeri si ti prej se afermi.
Krejt kujtimet me ty, qe jane kaq te bukura, kam me i mbajt pergjithmone ne zemer e me jetu me to. Keshtu kam me te mbajt afer e ti ke me jetu pergjithmone brenda kesaj zemre.
Ti Mentor u kujdese kaq shume per te tjeret, ishe afer secilit njeri qe pati nevoje per ty, prandaj ikja jote la kaq shume zbrazeti te secili prej nesh, tek une qe te pata mbeshtetje ne secilin hap te jetes.
Lutem qe Zoti te t’shperbleje ne boten tjeter, per njeriun fisnik, human e i dashur qe ishe ne kete bote dhe per driten qe rrezatove ne jeten e kaq shume njerezve.