Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për skandalin e rezervave shtetërore.
Haradinaj thotë se qysh herë ka paralajmëruar se në Kosovë po krijohet një formë e re e korrupsionit, të cilën Haradinaj e quan si “lidhje të shkurt”.
Haradinaj thotë se kryeministri Kurti nuk iu beson institucione të vendit, dhe s’i kanë mjaftuar vendosja e dostave në institucione, meqë ka gjetur edhe dosta të jashtëm.
Sipas Haradinajt, Kurti personalisht ka nënshkruar tejkalimin e procedurave të prokuroimit, duke kaluar kështu nga institucionet shtetërore tek dosti i tij.
Deputeti i AAK-së thotë se kryeministri Albin Kurti është pikënisja dhe Ridvan Muharremi përfundimi i skandalit me rezervat e shteitt.
“E kam paralajmëruar në parlament Kurtin dhe kam paralajmëruar qytetarët që është kriju një formë e re e korrupsionit. Është kjo lidhja e shkurt. Ku në vendet vendimmarrëse janë vendosur shoktë. Kurti duke mos i besu sistemit, s’ka mjaftu me i vendos dostat në pozita vendimmarrëse ka gjetur edhe dosta të jashtëm.
Kryeministri ka dhënë autorizim, Kurti personalisht ka nënshkruar për një lloj baj-pas, për të kaluar nga institucionet shtetëtore për tek dosti i tij. Kjo është shumë e rëndë. Është hera e parë që kryeministri nuk i beson shtetit të vet. E lut ministren që me shku të dosti për me i zgjidhë punët e shtetit.
Forma e tillë është e jashtëligjshme. Kurti është pikënisja e këtij krimi të ndodhur në raporte me përgjegjësinë institucionale. Fillon nga Kurti e përfundon tek Ridvani.”, ka thënë Haradinaj në Frontal.
“Nuk e zë në faj një sipërmarrës, sepse ata janë të deklarum që e kanë interes profitin, por është e pakuptimtë kjo lidhja e shkurt, që e kam paralajmëruar rrezikun.Kurti s’i beson kurrkujt, përpos klubit të vet. Çdo vend ku ka financa, i ka çu dostat. Këta si frikësohen njëri-tjetrit dhe pikërisht ndodh aty korrupsioni. Unë i kam thënë Kurtit që nëse ndodh hajnia, ti je hajni apo kryehajni. S’ka mjaftu kjo me e kriju në isntitucione, por i lidhë këta edhe me dostat”, ka shtuar tutje Haradinaj.