Kam parë mijëra njerëz që kanë filluar online dhe kanë rritur biznese të suksesshme duke ndjekur këto hapa:
1. Gjeni një nevojë dhe plotësojeni atë
2. Shkruani përmbajtje që shet
3. Dizenjoni dhe ndërtoni një website të lehtë për t’u përdorur
4. Përdorni motorrët e kërkimit për të tërhequr trafikun në faqen tuaj
5. Krijoni një reputacion eksperti për veten tuaj
6. Ndiqni klientët tuaj dhe subscribers me email
7. Rrisni të ardhurave tuaja nëpërmjet shitjeve të vazhdueshme
Çdokush mund të përfitojë nga ky proces për të mësuar se si të fillojë një biznes online.
Hapi 1: Gjeni një nevojë dhe plotësojeni atë
Shumica e njerëzve bëjnë gabim para se të fillojnë, pasi kërkojnë për një produkt së pari dhe më pas për tregun se ku do e shesin këtë produkt.
Për të rritur shanset për sukses, filloni me tregun. Qëllimi është që të gjeni një grup njerëzish që kërkojnë zgjidhje për një problem, por nuk gjejnë shumë rezultate. Interneti e bën këtë hulumtim të tregut më të thjeshtë:
Vizitoni forume online për të parë se çfarë pyetjesh bëjnë njerëzit dhe cilat probleme po përpiqen të zgjidhin.
Bëni kërkime për të gjetur fjalët kyçe për të cilat kërkojnë më shumë njerëzit, por që jo shumë site ju konkurrojnë.
Shikoni konkurrentët tuaj të mundshëm duke vizituar faqet e tyre dhe duke marrë parasysh atë që po bëjnë për të plotësuar kërkesën. Pastaj mund të përdorni atë që keni mësuar dhe të krijoni një produkt për një treg që tashmë ekziston – dhe ta realizoni më mirë se konkurrenca.
Hapi 2: Shkruani përmbajtje që shet
Ekziston një formulë e provuar për shitjet që i bën për vete vizitorët që nga procesit të shitjes deri tek momenti që ata ata bëjnë një blerje:
Nxisni interesin me një titull bindës
Përshkruani problemin që zgjidh produkti tuaj
Krijoni besueshmërinë tuaj si zgjidhës të këtij problemi
Shtoni dëshmi nga njerëzit që kanë përdorur produktin tuaj
Flisni për produktin dhe si përfiton përdoruesi
Bëni një ofertë
Krijoni një garanci të fortë
Krijoni një urgjencë për produktin
Kërkojeni shitjen
Gjatë gjithë përmbajtjes suaj, duhet të përqendroheni në mënyrën se si produkti ose shërbimi juaj është në gjendje të zgjidhë problemet e njerëzve ose të përmirësojë jetën e tyre. Mendoni si një klient dhe pyesni “Si më shërben mua?”
Hapi 3: Dizenjoni dhe ndërtoni website tuaj
Sapo të keni tregun dhe produktin tuaj dhe keni menduar për procesin e shitjes, tani jeni gati për të realizuar faqen tuaj të internetit për biznesin tuaj të vogël. Mos harroni ta mbani atë sa më të thjeshtë që të jetë e mundur. Ju keni më pak se pesë sekonda për të kapur vëmendjen e dikujt – përndryshe ata zhduken nga faqja juaj dhe ju kurrë nuk do t’i shikoni përsëri. Disa këshilla të rëndësishme për t’u mbajtur mend:
Zgjidhni një ose dy fonte të thjeshta në një sfond të bardhë
Bëni lundrimin tuaj të qartë dhe të thjeshtë dhe të njëjtën gjë në çdo faqe
Përdorni grafikë, audio ose video pasi ato përmirësojnë mesazhin tuaj
Përfshini një ofertë në mënyrë që të mund të grumbulloni adresat e email-it
Bëjeni të thjeshtë për të blerë – jo më shumë se dy klikime mes klientit potencial dhe pagesës
Faqja juaj e internetit është dyqani juaj online, prandaj bëjeni sa më miqësore ndaj klientit
Hapi 4: Përdorni motorrët e kërkimit për të tërhequr blerësit potencialë në faqen tuaj
Reklamimi Pay-per-click është mënyra më e lehtë për të tërhequr përdoruesit në faqen tuaj. Ajo ka dy përparësi se sa të prisni që trafiku të vijë tek ju në mënyrë organike. Së pari, reklama PPC shfaqet menjëherë në faqet e kërkimit dhe së dyti reklamat PPC ju lejojnë të provoni fjalë kyçe të ndryshme, si dhe tituj, çmime dhe qasje të shitjes. Jo vetëm që ju merrni trafik të menjëhershëm, por gjithashtu mund të përdorni reklama PPC për të zbuluar fjalë kyçe më të mira, me konvertim më të lartë. Atëherë mund të shpërndani fjalë kyçe në të gjithë faqen tuaj, gjë që do të ndihmojë në renditjen tuaj në rezultatet e kërkimit organik.
Hapi 5: Krijoni një reputacion eksperti për veten tuaj
Njerëzit përdorin internetin për të gjetur informacione. Ofroni këtë informacion falas në faqe të tjera dhe do të shihni më shumë trafik dhe renditje më të mirë në motorët e kërkimit. Sekreti është që gjithmonë të përfshni një link për në faqen tuaj me çdo informacion.
Jepni përmbajtje falas. Krijoni artikuj, video ose çdo përmbajtje tjetër që njerëzit do të gjejnë të dobishme
Shpërndani këtë përmbajtje përmes artikujve në internet ose në faqet e mediave sociale
Përfshini linqe “send to a friend” për përmbajtjen e vlefshme në faqen tuaj të internetit
Bëhuni një ekspert aktiv në forumet e industrisë dhe në faqet e rrjeteve sociale ku është tregu juaj i synuar
Në këtë mënyrë do të arrini lexues të rinj. Por, akoma më mirë, çdo faqe që përmban përmbajtjen tuaj do të lidhet përsëri me faqen tuaj. Motorrët e kërkimit u japin prioritet linqeve nga faqet përkatëse dhe do t’ju shpërblejnë në renditje.
Hapi 6: Përdorni fuqinë e email marketing për të kthyer vizitorët tuaj në blerës
Kur krijoni një listë email-esh, krijoni një nga pasuritë më të vlefshme të biznesit tuaj online. Klientët dhe subscribers tuaj ju kanë dhënë leje për t’u dërguar atyre email-e. Kjo do të thotë:
Ju jeni duke u dhënë atyre diçka që ata kanë kërkuar
Ju jeni duke zhvilluar marrëdhënie jetëgjatë me ta
Përgjigja është 100% e matshme
Email marketing është më i lirë dhe më efektiv se printimi, televizioni ose radioja, sepse është shumë e targetuar
Çdokush që viziton faqen tuaj dhe zgjedh të jetë në listën tuaj është një pasuri shumë e madhe. Dhe nuk ka mjet më të mirë se sa email marketing për ndjekjen e këtyre përdoruesve.
Hapi 7: Rrisni të ardhurat tuaja nëpërmjet shitjeve të vazhdueshme
Një nga strategjitë më të rëndësishme të marketingut në internet është të zhvilloni vlerë jetëgjatë për çdo konsumator. Të paktën 36% e njerëzve që kanë blerë prej jush një herë do të blejnë nga ju përsëri në qoftë se ju i ndiqni ata. Mbyllja e shitjes së parë është pjesa më e vështirë – për të mos përmendur më e shtrenjta. Pra, përdorni shitjen back-end dhe upselling në fund të shitjes në mënyrë që ata të blejnë përsëri:
Ofroni produkte që plotësojnë blerjen e tyre të parë
Dërgoni kuponat e besnikërisë elektronike që ata mund t’i shpenzojnë në vizitën e tyre të ardhshme
Ofroni produkte të tjera në faqen tuaj të “Falenderimit” pas blerjes
Shpërbleni klientët tuaj për besnikërinë e tyre dhe ata do të bëhen edhe më besnik.
Interneti ndryshon kaq shpejt sa një vit online është i barabartë me rreth pesë vjet në botën reale. Por parimet se si të filloni dhe të rrisni një biznes të suksesshëm online nuk kanë ndryshuar aspak. Nëse jeni duke filluar një biznes të vogël në internet, rrini në këtë sekuencë hapash. Nëse keni qenë online për një kohë të gjatë, bëni një review të shpejtë dhe shikoni nëse keni lënë pas dore ndonjë hap, apo keni neglizhuar ndonjë hap tjetër. Mos harroni ju nuk mund të gaboni me bazat.
burimi: Entrepreneur