I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha, është përfshirë në një rrahje së bashku me të burgosurin tjetër O.K., në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Lajmin e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).
Ai tha se fillimisht ka pasur fjalosje mes dy të përmendurit më lartë, e cila më pas ka eskaluar në rrahje.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi.
Sipas Gashit, situata është vënë në kontroll si shkak i reagimit të stafit korrektues.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”, ka deklaruar ai për Express.
Lidhur me rastin është inicuar procedurë disiplinore, tha Gashi, teksa tha se për rezultatet do të njoftohet gazeta me kohë.