Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Mitrovicë.
Sipas njoftimit, si pasojë e lëndimeve, një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi vetura e tij u përplas me dy vetura të cilat ishin të parkuara në rrugën “Agim Ramadani”.
“Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.