Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas takimit në Athinë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social X ka shkruar se Vuçiqi është takuar me Zelenskyn për të ushtruar presion mbi Ukrainën.
“E saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ta ketë organizuar takimin me Zelensky kryesisht për të bërë presion mbi Ukrainën: një armë për mosnjohjen e Kosovës. Shpresoj që Zelensky të kuptojë rrezikun politik që mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo