Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. 58 vota janë për, 3 deputetë kanë abstenuar, kështu që konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha kryetari i Kuvendit.
https://permbledhja.com/miratohet-raporti-vjetor-i-performances-dhe-ai-financiar-i-zka-se-per-vitin-2021/
Kryeparlamentari Glauk Konjufca abstenoi.
Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti tha se “jemi të gatshëm të vazhdojë procesi i konsultimeve me të gjitha partitë”.
https://permbledhja.com/balkan-barometer-sa-eshte-perqindja-e-qytetareve-qe-i-besojne-qeverise-kurti/