Gashi: Shumicën e teksteve mësimore duhet m’i djegë

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka reaguar pasi Ministria e Arsimit mori vendim që të ndërpritet praktika e deritanishme që shteti të blejë librat nga shtëpia botuese, si alternativë mjetet financiare do të transferohen te prindërit për ta kryer procesin e blerjes së teksteve mësimore.

E Gashi thotë se do të gëzohej nëse stopohet përdorimi i teksteve aktuale shkollore.

Sipas tij, shumica prej tyre ”janë libra të këqij”, rrjedhimisht duke cituar Umbert Eco “librat e këqij duhet djegur”.

”Shumë u pata gëzu kur stafi mësimdhënës i shkollave fillore e të mesme në kosovë u pat futë në grevë sepse sa ma pak kontakt që kanë thmitë me shumicën dërmuese të pjesëtarëve të këtij stafi, qaq ma mirë për thmitë”.

”Njësoj gëzohna shumë nëse naj qysh stopohet përdorimi i teksteve aktuale mësimore. bile-bile, mendoj që shumicën e këtyne teksteve mësimore edhe duhet me i djegë. e di që djegja e librave jau kujton adolf hitlerin, ama mirë e ka pasë umbert eco: librat e këqij duhet me i djegë”, ka shkruar Gashi në Facebook, të hënën./Express