Aktualisht mbetet një nga temat më të diskutuara në vendin tonë.
Bëhet fjalë për problemin me libra, të cilin e konfirmoi sot ministrja Nagavci, e ku bëri të ditur se nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botuese, përcjell lajmi.net.
Me këtë rast, prindërit do t’i blejnë vetë librat, ndërsa do të rimburësohen nga ministria.
Sipas tyre procedura do të jetë e lehtë, por nuk është bërë e ditur nëse do të kompensohen para apo pas blerjes.
Në anën tjetër, vetë ministrja Nagavci pak vite më parë ishte bërë virale në rrjetet sociale, pasi kishte shfrytëzuar një libër për ta çuar më lart monitorin.
Çka t’i bësh? Dikur përdorej për monitor, sot nuk ka as për lexim. Ose ka, por duhet paguar, pastaj rimburësohesh.