Mbrëmë rreth orës 23:30 ka pasur përleshje fizike mes shtatë personave në një kafeteri në Vitomericë të Pejës. Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në spital.
Këto informata i dha për Gazetën Express Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
Gashi tha se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të pëfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë. Të tjerët me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”.