Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj prokurorëve dhe mbrojtjes së tyre ndaj të dyshuarve për hajninë në rezervat e shtetit.
Selmanaj madje ka thënë se në vendet demokratike hajnat i mbron avokati, kurse në Kosovë kryeministri.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj:
Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati.
Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij.
Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria.
Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij.
E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!