Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shkruar një status ironik në Facebook pas arrestimeve të fundit në lidhje me aferën e vajit, grurit dhe sheqerit.
Reagimi i tij erdhi pasi përfunduan në paraburgim dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe personi i afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Ridvan Muharremin.
“Fort po u hatrojshin VV-ja me bo me i zanë tuj vjedhë”, ka shkruar Berisha në Facebook.