Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku folën për çështjet rajonale.
Vuçiq tha se për Serbinë është e rëndësishme që të mbajnë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë.
“Dhe ky takim ishte një hap tjetër drejt forcimit të bashkëpunimit tashmë të mirë serbo-turk në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.
“Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.