Qytetarët në Prishtinë janë shprehën se pozita dhe opozita duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët por se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ata thonë se duhet lënë qeverinë ta qojë mandatin deri në fund. Sipas tyre, edhe partitë tjera opozitare nuk qëndrojnë më mirë se qeveria aktuale, në udhëheqjen e shtetit. Ata shprehen se për t’u mbajtur zgjedhjet, duhet investuar shumë dhe se kjo nuk i konvenon popullit.
Qytetari Nezir Hasanaj për KosovaPress, tha se është mirë që qeveria t’i shkojë deri në fund mandatit, derisa i quan “hajna” disa nga figurat politike.
“Na po e shohim krejt se qysh është duke shkuar këtu, qe sa vite janë këto partitë LDK, PDK, AAK, këto janë katastrofë se çfarë kanë vjedhur. .. Unë nuk kisha thënë që të shkojnë në zgjedhje, më mirë ky le të vazhdon deri në mandat, po që duan këta, pastaj nuk fitojnë asgjë, mund të bien sikur Lima që mbet në zero, edhe këta të tjerët. Unë jo me votu prej atje, por vijë këtu direkt edhe votoj për Albinin. (Çfarë po mendon rreth incizimeve rreth keqpërdorimeve për rezerva shtetërore?) Këto mund të jena manipulime, prej LDK-së, PDK-së, AAK-së. Ai Ramushi çka ka vjedhë deri sot, ku e bëri atë pasuri Ramushi, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, si e bënë, hajnat e mëdhenj ata janë”, tha Hasanaj.
Edhe qytetari tjetër, Enver Musliu shprehet se Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja, pasi sipas tij, duhen shumë investime.
“Po kërkon badihava se zgjedhjet të dy palëve duhet, ku t’i marrim paret, a e di që duhet investim i madh aty. .. Rrena janë ato se çfarë, nuk ma merr mendja nuk ka aty, ata opozitë kanë qenë edhe vetë, tretë kanë qenë në qeveri, çfarë kanë me ndreq, a kanë ndreq ndonjë gjë. Ka qenë LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, asgjë, pse po e kritikojnë këtë, edhe dy vite e ka mandatin, le ta lënë edhe dy vite, le të punon. … Pse zgjedhje, për çka, me dhënë para palidhje, taksat prej meje i ndalin në rrogë, i marrin taksat, ne i paguajmë. 01:10 Cilën parti, asnjë. Më kanë ftoftë krejt, jemi të zhgënjyer, asnjë nuk po punojnë, veç po folin kështu… Me ato po se po, edhe me këtë në fillim, kisha shpresa, por tash jam zhgënjyer pak, këtyre që po u thonë me afera…Incizimet, jo more çfarë, krejt Serbia ka gishtë”, u shpreh Musliu.
Se Kosova nuk duhet të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme, e pohon edhe qytetari Jahja Gashi, i cili thotë se kryeministri Kurti nuk ka faj lidhur me keqpërdorimet shtetërore.
“Nuk është edhe koha për zgjedhje të reja, të provojnë edhe pak janë në negociata. 16:58 Tash për tash, po i dëgjoj disa opinione më të larta që po e lavdërojnë, unë nuk di ndoshta ta vlerësoj sa duhet, vetëm opinione të jashtme të Shqipërisë e Kosovës po japin nota pozitiva për qeverinë e Albin Kurtit. Tash do keqpërdorime që janë bërë të tij, shiko gjithkund, i zoti shtëpisë është, por anëtarët e familjes mund të bëjnë keqpërdorime të ndryshme, s’do të thotë se e ka ditë ai se çfarë po bën djali i tij, edhe ky tash. Megjithëse nuk ia pranoj se po i mbron ata ministrat e vet “jo ky nuk ka faj, jo unë besoj në të”, derisa ta vërteton gjyqi, atëherë thuaj se është i drejt ose jo”, potencoi Gashi.