Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka reaguar për aferën e vajit dhe për afërën e grurit, ku deri më tani janë arrestuar tre persona.
Mushkolaj në Facebook, ka drejtuar një pyetje lidhur me angazhimin e Ridvan Muharremit për rezervat shtetërore.
Ai ka pyetur se pse ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, ka anagazhuar Ridvan Muharremin për rezerva.
“Kush është ai dhe pse pikërisht atë?” – ka pyetur Mushkolaj.
“Një ndër pyetjet thelbësore: Pse e angazhoi Ridvanin ministrja Rozeta Hajdari për kontraktim të rezervave shtetërore? Kush është ai dhe pse pikërisht atë?” – ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se të premtën, Policia e Kosovës ka arrestuar Ridvan Muharremin i përfshirë në skandalin me rezervat shtetërore.
Ndaj tij dhe dy të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.