Është arrestuar një person pasi ka rrahur të dashurën e tij.
Viktima e lajmëroi rastin në polici, duke thënë se u rrah nga i dashuri pas një mosmarrëveshjeje, përcjell 07 Press.
“Gjakovë – Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i dashuri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër tjerash në raportin policor.
https://permbledhja.com/633-milione-euro-per-vetem-gjashte-muaj-diaspora-vazhdon-te-sjelle-para-ne-kosove/