Mehmetaj: Kurti e nënshkroi kundërligjshëm kërkesën për rezerva shtetërore

Gazetari Lirimi Mehmetaj ka reaguar pas publikimit të dosjes së Prokurorisë në lidhje me rastin e rezverave shtetërore, ku janë arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe afaristi Ridvan Muharremi, ku ka kërkuar një sqarim.

Mehmetaj ka publikuar një dokuemt ku shihet se kryeministri, Albin Kurti ka nënshkruar kërkesën e Departamentit të Rezervave Shtetërore për mundësin e përjashtimit të procedurave të prokurimit, gjë për të cilën akuzohen dy zyrtarët e MINT, Hafiz Gara dhe Ifran Lipovica.

Gazetari Mehmetaj ka shkruar se Kurti e ka ditur se kjo kërkesë është e kundërligjshme, por e ka bërë se sipas tij mbi 40% e shqiptarëve janë analfabetë.

Postimi i plotë:

Pas publikimit të dosjes nga Prokuroria për rastin e grurit & vajit (tash edhe sheqerit) duhet patjetër të bëhet një sqarim.

Dosja tregon që krejt keqpërdorimi fillon kur Hafiz Gara adreson te Irfan Lipovica kërkesën për përjashtim të procedurave të prokurimit “edhe pse e ka ditur se kërkesa e tillë nuk ka bazë ligjore, e cila më pas i është adresuar Qeverisë së Kosovës, me qëllim për ta kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit”.

Tash, e vërtetë, këta të dy e kanë bë kërkesën pa bazë ligjore, por nënshkrimin e kundërligjshëm (siç po e shihni në dokument) e ka dhënë Albin Kurti.

Dikush mund të thotë: si është e mundur që ka 38 këshilltarë dhe askush s’i tregoi që po nënshkruan diçka të kundërligjshme?

Gabim.

Ky e ka ditur se është kërkesë e kundërligjshme.

Pse e ka bërë?

Sepse, sipas tij, mbi 40 për qind të shqiptarëve janë analfabetë dhe ua hedhë.

Qyre bre ti djali nga Norvegjia e largët, në rastin më të keq ndoshta edhe janë 40 për qind analfabetë, veç jemi nja 60 për qind që s’e hajmë kurrë sapunin për djathë.

Me hajna nuk ka shtet more kryemashtrues.