Analisti dhe gazetari, Leonard Kerquki ka thënë se buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 1 milion euro nga një prej ndërmarrjeve më kriminale të ndodhura viteve të fundit me rezerva shtetërore.
Kerkuqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka paguar 600 mijë euro dhe malli nuk ka ardhur.
Ai tutje ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti në vend që të përkrah hetimet, ai ka pështyrë mbi prokurorë, gjyqtarë e media që ia zbuluan këtë skandal.
Kerquki tutje ka shkruar se ky skandal mundet me u mbulu me ndonjë aksion në veri, por që është zor.
Postimi i plotë:
Tashme eshte e qarte se buxheti i qytetareve eshte demtuar per rreth 1 milion euro nga nje prej ndermarrjeve me kriminale te ndodhuara viteve te fundit me rezervat shteterore.
Nji biznesmen, jashtezakonisht i afert me Kryeministrit Kurti, pa asnje post zyrtar e as kompetence ligjore, ka ndiku dhe ka organizu blerjen e produkteve esenciale per rezervat shteterore. Dhe kete tashme ai e ka pranuar permes avokatit te tij. Ministrja Rozeta Hajdari, sipas tij, e ka “lutur” ate qe t’i ndihmoje ta porosis mallin.
Kosova ka pagu mbi 600 mije euro (ajo çka dihet deri me tash), kurse malli nuk ka ardh.
Kryeministri Kurti, ne vend qe te dale e t’i perkrah hetimet, ai mbreme permes nje video peshtyu mbi prokurore, gjyqtare e media qe ia zbuluan kete skandal.
Besoj tash ky skandal mundet m’u mbulu me naj aksion ne Veri Ama zor, nuk ndalet dielli me shosh.
Naten e mire dhe gjitha te mirat, qysh po thote Kurti