Ish i Dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit ku tha shumë deklarata, shkruajnë mediat serbe.
Ndër tjerash, Grenell, u pyet nga “Zërit të Amerikës”, për vizitat e tij tek zyrtarët serbë.
https://permbledhja.com/edhe-24-persona-te-helmuar-ne-han-te-elezit/
Gazetarja e Zërit të Amerikës e pyeti Grenelin nëse paguhet për të lobuar për Qeverinë e Serbisë dhe nëse po, kush po e paguan atë, për të cilën ai u përgjigj se pyetja e saj ishte provë e lirisë së medias.
Duke treguar qëndrimin karakteristik të Donald Trump ndaj gazetarëve, ai e akuzoi këtë media për propagandë, pavarësisht fjalëve të gazetares së Zërit të Amerikës se këtë pyetje ia dërgoi Grenellit me email, por që nuk mori kurrë përgjigje.
https://permbledhja.com/dy-foshnja-te-sapolindura-rezultojne-pozitive-me-covid-19/
“Kjo që thatë është një trillim. Unë nuk punoj për Qeverinë e Serbisë. Unë jam një person privat dhe mund të bëj çfarë të dua. Unë po e ndihmoj këtë rajon sepse e dua atë”, tha Grenell.
Në prezantimin e tij të mëtejshëm, ai u rikthye tek Zëri i Amerikës, duke thënë se pyetja që i është bërë është provë e lirisë së medias dhe duke e akuzuar sërish këtë media për propagandë.