Restoranti i Ridvan Muharremit mbështeste VV-në në zgjedhje: Shkruante “127” në ushqim

Arrestimi i pronarit të restaurantit Bukë e Zemër, ka rikthyer në qendër të diskutimeve raportin e Ridvan Muharremit me kryeministrin Kurti.

Milaim Zeka ka publikuar një fotografi ku shihet Kurti e Besnik Bislimi bashkë me Ridin.

E pak para zgjedhje të 14 shkurtit 2021, Restauranti i Ridit kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dhënë përkrahje Vetëvendosjes.

Në një fotografi të publikuar, ata kishin shkruar numrin “127” në ushqim. Numri me të cilin VV-ja garonte në zgjedhje.