Edhe 24 persona të helmuar në Han të Elezit

Nga Onkologjia, në Han të Elezit pacientët të cilët dyshohet se u helmuan nga uji, po marrin trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit edhe 24 persona kanë kërkuarndihmë shëndetësore. Këtë komunë sot e vizitoi një delegacion i Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë kryetari i komunës po e menaxhon situatën nga distanca, duke qenë se ndodhet jashtë shtetit. E për këtë ai është kritikuar nga opozita në këtë komunë.

24 pacientë kanë kërkuar ndihmë në 24 orët e fundit në Han të Elezit nën dyshimin se janë të helmuar nga uji ka bërë të nga drejtoresha e shëndetësisë në Han të Elezit.

https://permbledhja.com/gjate-vitit-te-kaluar-mbi-dy-mije-cifte-i-dhane-fund-marteses-prizreni-prin-per-nga-numri-i-shkurorezimeve/

“Gjatë 24 orëve të fundit gjendja momentale e pacientëve me raste të reja kemi diku rreth 24 pacientë fatmirësisht jemi në numrin në rënie të pacientëve”, tha Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka Hasanllari.

Ndërkohë gjatë ditës, në ambulancën e fshatit Gorancë situata ishte më qetë. Këtë e pohuan ekipi mjekësor të cilët kishin ardhur në ndihmë nga Ferizaj

“Sot si duket është qetësuar situata sot siç po shihet kemi pasur vetëm 6 pacientë prej tyre 4 kanë qenë me barkë qitje dhe vjedhje dhe 2 të natyrave të ndryshme”, thotë mjeku Heset Shatrrolli.

https://permbledhja.com/citaku-qytetaret-ne-lufte-per-ekzistence-kurse-kurti-ne-100-ditet-e-fundit-45-sosh-i-kalon-jashte-vendit/

Për t’u informuar drejtpërdrejt me gjendjen e aktuale në Kaçanik dhe në Han të Elezit për vizitë kanë qenë një pjesë e komisionit parlamentar për shëndetësi.

“U njoftuam për gjendjen e pacientëve po ashtu edhe për reagimin e qeverisë karshi kërkesave të nivelit lokal. Na njoftuan edhe në Kaçanik edhe në Hanë të Elezit që përgjigja ka qenë e menjëhershme fillimisht me nevojat mjekësorë për pacient po edhe me mbështetje të resurseve humane të cilat kanë qenë të nevojshme për menaxhimin e kësaj krize”,tha anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Mirsad Shkreta.

Nga ana tjetër, kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi gjendet jashtë shtetit dhe në një deklaratë për RTK-në ka deklaruar se po e menaxhon situatën nga distanca.

Por opozita në Han të Elezit e ka kritikuar kryetarin duke konsideruar se ai është dashur të kthehet për të menaxhuar situatën.

https://permbledhja.com/dorezohet-kosova-pacientet-me-kancer-shkojne-te-trajtohen-ne-shqiperi/

“Mungesa e kryetarit, sëmundjes nuk dihet. Ai kryetari mundet të udhëtoj në udhëtimet zyrtare, unë nuk e di sa është i njoftuar edhe është dashur të kthehet tash se u bënë tre ditë. Është dashur të kthehet është zëvendësi drejtori është dashur të kthehet bëhet për një numër të madh të banorëve ishalla nuk ka ndonjë nevojë më të madhe”, tha asamblisti i AAK-së, Zaim Bela.

Ndërsa edhe gjatë ditës së sotme, banorët e fshatit Gorancë janë furnizuar me ujë nga cisterna.