Berisha: Nëse e analizojmë videon mund të përfundojmë se Kurti e ka vendin në Shtime

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha është treguar i ashpër me kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit mbrëmë doli me një video në Facebook për ta mbrojtur ministren Rozeta Hajdari.

Ai ka bërë me dije se sulmi që kryeministri në atë video ua bën mediave dhe gjyqësorit është i papranueshme.

Berisha ka marrë edhe rolin e psikologut duke thënë se nëse analizohet mirë ajo video mund të përfundohet se Kurti nuk e ka vendin në Qeveri.

“Nese e analizojmë me vëmendje videon e Albinit ku ai mbronë vjedhjen e rezervave shtetërore dhe sulmon prokurorin, gjyqësorin e mediat, mund të vini në përfundim se ky tipi e ka vendin në Shtime, jo në qeveri. Pa deshën që të ju ndërhyjne psikologëve në profesionin e tyre, presë që edhe ata të japin mendimin profesional për gjendjen e mjerë të Albinit, sa nuk e ka bë horë Kosovën më shumë, se veten po dihet…”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.