Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitivë me Covid-19

Dy foshnje të porsalindura rezultuan pozitivë me COVID-19, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, është thirrur sot në emisionin Frontal të t7 dhe aty ka folur për situatën epidemiologjike në vend në dritën e rritjes së madhe të rasteve pozitive të COVID-19 së fundmi.

https://permbledhja.com/gjate-vitit-te-kaluar-mbi-dy-mije-cifte-i-dhane-fund-marteses-prizreni-prin-per-nga-numri-i-shkurorezimeve/

Krasniqi përkundër faktit se statusi i tyre është stabil dhe se ende nuk kanë shfaqur ndonjë tregues rreziku, ka thënë se dy foshnja të porsalindura kanë rezultuar pozitive.

“Aktualisht në nivel të vendit kemi 39 pacientë të hospitalizuara, edhe në spitale regjionale edhe në Klinikën Infektive. Kemi edhe në Pediatri. Sot madje kemi dy foshnje të porsalindura që kanë rezultuar pozitiv, por gjendja nuk paraqitet e rënduar, është e qetë nga aspekti epidemiologjik”, tha ai në Frontal.

https://permbledhja.com/dorezohet-kosova-pacientet-me-kancer-shkojne-te-trajtohen-ne-shqiperi/