“E puthi shkllap-shkllap në faqe, e quajti vëlla serbin e konvertuar”, Kimete Berisha kritikon Shefqet Krasniqin

Ditën e djeshme në xhaminë e madhe të Prishtinës ka ndodhur një ngjarje e konvertimit. Në prani të Shefqet Krasniqi, hoxhë me profesion, një serb ortodoks që jeton në Graçanicë është konvertuar në fenë islame. Madje, ai zgjodhi të ndryshoj edhe emrin, nga Rodovan në Ridvan.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe opinionistja e njohur, Kimete Berisha. Në një shkrim të titulluar “Tregtia e hoxhës me mëkate”, Berisha e ka kritikuar gjerë e gjatë hoxhë Krasniqin.

“Mos i mashtro njerëzit hoxhë, se Zoti nuk fal.

Se sikur të falte Zoti nuk do të ekzistonte Ferri.

Fajet nuk shlyhen kurrë, as me vuajtje, as me ndëshkim, as me

hakmarrje, as me vetëvrasje.” – shkroi ajo.