Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffre Hovenier ka folur për raportet SHBA-Kosovë, duke i quajtur ato si të “përizera”.
Hovenier ka thënë se me Qeverinë Kurti kanë gëzuar një bashkëpunim të ngushtë, por ndonjëherë ka pasur edhe dallime.
“Nuk mendoj që dikush befasohet kur them se kemi pasur ndasi me Qeverinë Kurti në disa çështje specifike”, tha Hovenier.
Ai përmendi kritikat e SHBA-së ndaj vendimit të Qeverisë për të përdorur policinë për përcjelljen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale në veri.
“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier…Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me Qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë”, tha Hovenier.
Në disa pika tjera, tha ai, ka pasur dallime të mëdha.
“Unë e respektoj të drejtën e kryeministrit [të Kosovës, Albin Kurti] për t’i marrë vendimet e tij dhe të përcaktojë çfarë ai beson se është më e mira për shtetin e tij. Ai është kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, i një shteti demokratik”.
Por, sipas tij, SHBA-ja jep këshilla dhe sugjerime që të shmangen tensionet dhe problemet që pengojnë punën që “duam ta shohim së bashku për qëllimin strategjik, që është implementimi i plotë nga të dyja palët i Marrëveshjes së Ohrit”.
“Ndonjëherë ka pasoja për të [Kurtin], kur nuk është niveli i koordinimit apo bashkëpunimit, apo kur këshilla jonë nga perspektiva jonë nuk merret parasysh apo nuk veprohet mbi të”, tha ambasadori.