Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit e pyeti Kurtin se a është me prokurorin apo me Besnik Mujecin – asamblisti i VV’së që u kap me narkotikë dje në Tiranë.
Basha iu ka drejtuar Haradinajt duke thënë se pse e kanë shkarkuar tregon se me kë janë.
Ai ka shkruar se janë me drejtësi, por “prokuroria nuk është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo”.
Postimi i plotë:
Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallzon se me kë jemi!
Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo!
Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro.
Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar!
Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po mirret, se asaj udhe je edhe ti!