Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht përreth zonave malore, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 31°C.