Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka pritur sot në takim Senatoren e Shtetit të Nju Jorkut, Nathalia Fernandez.
Konjufca, siç njoftoi Kuvendi, e ka falënderuar Gernandezin për “kontributin e pakrahasueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetit të Nju Jorkut ndaj vendit tonë”, si dhe për “meritat e Senatit dhe Kongresit Amerikan në intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona”.
“Kreu i Kuvendit shprehu mirënjohje për punën e saj të jashtëzakonshme ndër vite me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan në Nju Jork, komunitetin që, siç tha kryetari Konjufca, është simboli më i mirë i raporteve të ngushta historike mes popujve tanë, interesave dhe synimeve tona të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.
Fokus i bisedës, sipas Kuvendit, ishin “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike dhe aleate, si pikënisje nga ku merr kahje vazhdimësia dhe thellimi i mëtejmë i raporteve miqësore”.