Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të asambleistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci.
Petkoviq ka thënë se tani është shumë më e qartë se nën çfarë ndikimi ministri Xhelal Sveçla udhëhoqi aksionet kundër serbëve, duke ndarë një fotografi në të cilën Sveçla ishte i përfshirë me tashmë të arrestuarin Mujeci.
“Përderisa Sveçla po i kriminalizon serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë në çdo mënyrë pa prova, ai përqafon fshehurazi narkodilerët e Vetëvendosjes! Tani është shumë më e qartë se nën çfarë ndikimi ka udhëhequr aksionet kundër serbëve dhe Listës Serbe dhe ka përmbysur veturat e EULEX-it. ”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social X (Twitter).
Док @XSvecla на све начине без доказа криминализује Србе на северу КиМ, потајно грли нарко-дилере из Самоопредељења! Сада је много јасније под каквим је утицајем водио акције против Срба и Српске листе и превртао Еулексова возила! 👇https://t.co/UlNv5La7ie pic.twitter.com/UOOX65NkyD
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 15, 2023
Mediat në Shqipëri njoftuan gjatë ditës së sotme për një aksion të madh policor në Shqipëri ku u arrestuan pesë persona, mes tyre edhe Besnik Mujeci, asambleist i Vetëvendosjes në Prishtinë.