Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.
Një qytetar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga një person që po lëvizte me veturë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja dhe një telefon mobil.
Njoftimi i Policisë:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura ka shtënë disa herë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja dhe një telefon mobil. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtutjeshme hetimore.