Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 27-30 gradë Celsius.