Mediumi amerikan shumë i njohur globalisht, CNN, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me Serbinë, Aleksandar Vuçiqin, dhe diplomacinë amerikane dhe evropiane.
Në këtë shkrim të gjatë, CNN ka kritikuar Vuçiqin, duke e quajtur atë kalë trojan rus, ndërsa Serbinë e ka cilësuar si aleate tradicionale të Rusisë në Evropë.
Këtë temë e ka komentuar edhe Edward Joseph, pedagog i politikës së jashtme në Universitetin Johns Hopkins.
Ai ka shtruar një pyetje.
“Pyetja këtu është: Kush në administratën e Bidenit ende beson se Vuçiqi është partner? tha ai, duke vënë në dukje sanksionimin e fundit të Aleksandar Vulinin, drejtorit të shërbimit inteligjent të Serbisë, si dëshmi se administrata e Bidenit “nuk është më rob i frikës dhe iluzionit për Vuçiqin”.” – tha Joseph./Marrë nga KosovaIme